Akuza të ashpra vijnë nga Rusia në drejtim të Bashkimit Europian kësaj here në lidhje me programet e shpallura për trajnimin dhe stërvitjen e ushtarëve ukrainas.
Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakarova, gjërat janë shumë të qarta, me BE që ka në planet e saj këto kampe stërvitore.
“Duhet t’i themi gjërat siç janë. BE do të ngrejë kampe për të stërvitur terroristët dhe militantët neonazistë të regjimit të Kievit”, u shpreh Zakarova.
Reagimi i Kremlinit erdhi pas deklaratës së shefit të diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell, i cili foli për mundësinë e programit stërvitor për ushtarët rusë.
“Edhe 100 vite më para europianë nuk e kuptuan menjëherë se çfarë ishte fashizmi. Pastaj e kuptuan, por ishte vonë”, tha Zakarova./A2CNN/
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë
Kurti: Anëtarësimi në NATO, objektiv strategjik i yni
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 62-vjeçarja shqiptare,...
Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të ‘çmendur’ p...
Orban në prag të zgjedhjeve po merr përkrahje nga influencer...