Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka mbështetjen e plotë të serbëve nga Kosova për të gjetur një zgjidhje kompromisi në dhjetë ditët e ardhshme.
Rakiq me këtë rast ka përsëritur edhe kërkesën drejtuar KFOR-it që siç tha “të sigurojë paqen për serbët në Kosovë në përputhje me misionin e saj në OKB”.
Këto deklarata ai i bëri në një konferencë për media që përfaqësuesit e Listës Serbe e mbajtën një ditë pas takimit që patën në Beograd me kreun e eshtetit ser, Aleksandar Vuçiq.
Për të mërkurën në Zveçan është paralajmëruar takim i përbashkët i kryetarëve të komunave nga veriu i Kosovës, raporton Kosovo Online.
Vetë Vuçiq e konfirmoi të dielën se lidershipi shtetëror i Serbisë ka marrë mbështetjen e plotë të përfaqësuesve të serbëve nga Kosova për të kërkuar një zgjidhje kompromisi në 10 ditët e ardhshme.
Në adresimin e parë pas ballafaqimit të së enjtes në Bruksel me kryeministrin kosovar, Albin Kurti ai se serbët në Kosovë i kanë thënë se do të pranonin çdo kompromis.
Irani sulmon me raketa balistike Emiratet e Bashkuara Arabe,...
Ambasada e Kosovës del me njoftim edhe për shtetasit që ndod...
Irani raportohet se ka bombarduar bazat ushtarake amerikane ...
Ndërpritet pothuajse totalisht interneti në Iran
MPJD apelon kosovarët që ndodhen në Izrael: Zbatoni udhëzime...
Irani nis sulmin me raketa ndaj Izraelit