Grupi përfaqësues i fëmijëve “Respect Our Rights” – ROR kërkon nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, që të veprojnë në mënyrë urgjente për të shmangur një grevë të përgjithshme në arsim.
Në një komunikatë me titullin “1 shtatori n’shkollë, e jo n’shtëpi” ky grup iu bën thirrje MAShTI-t dhe SBAShK-ut që të angazhohen në dialog social për të zgjidhur këtë çështje, dhe jo ti dënojnë ata për shkak të mosmarrëveshjeve të tyre.
Grupi i fëmijëve mbështetet nga “Save the Children” dhe “Syri i vizionit”
Njoftimi i plotë:
Prishtinë, 22 gusht 2022
Ne grupi i fëmijëve “Respect Our Rights – ROR” shprehim shqetësim të madh për situatën e krijuar në arsim, si pasojë e vonesave në miratimin e Ligjit për Paga dhe vendimit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës së Kosovës (SBAShK) për grevë të përgjithshme në të gjitha institucionet edukativo-arsimore në Kosovë.
Ne si zë përfaqësues i fëmijëve në Kosovë, vlerësojmë se një grevë e përgjithshme në arsim ndikon negativisht te ne. Fillimisht, greva na mohon ne fëmijëve të drejtën për arsim, të garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe konventat ndërkombëtare. Greva, gjithashtu, ndikon negativisht në shëndetin mendor dhe psikologjinë tonë si fëmijë. Ajo na pamundëson të kthehemi në shkolla në datën standarde – 1 shtator, ndërsa u pengon fëmijëve edhe më të vegjël, në arsimin e hershëm, që të vijojnë me procesin e shoqërimit dhe mësimit bazik në çerdhe.
Duke marrë si precedent rastet e mëparshme të humbjes së ditëve të mësimit si pasojë e veprimeve sindikale, shkollat pritet të zëvendësojnë orët e humbura gjatë ditëve të fundjavës, duke shkaktuar mbilodhje dhe stërngarkim te ne si nxënës, gjë që ndikon në cilësinë e mësimnxënies. MAShTI ka detyrim ligjor-kushtetues që t’u garantojë fëmijëve shkollim efektiv dhe cilësor, andaj ne presim që ky detyrim të përmbushet, në përputhje me normat dhe afatet standarde arsimore.
Ne u bëjmë thirrje MAShTI-t dhe SBAShK-ut që të angazhohen në dialog social për të zgjidhur këtë çështje, dhe jo të na dënojnë neve për shkak të mosmarrëveshjeve të tyre. ROR gjithashtu thekson se mban qëndrim neutral sa i përket diskutimeve për Ligjin e Pagave dhe kërkesave të SBAShK; dhe u apelon të gjithë mësimdhënësve që të mendojnë për të mirën e përgjithshme, dhe në veçanti për nxënësit.
Hoxhaj mban fjalim në Kongres Amerikan, kërkon anëtarësimin ...
Meriton Korenica realizon gol ndaj UTA Arad
Përurohen investimet në efiçiencë të energjisë elektrike në ...
Gërvalla priti në takim gazetarët nga Ukraina
Ballkani transferon sulmuesin Ebrima Gaye
Universiteti i Prishtinës, përsëri lider i universiteteve sh...