Shef i stafit në kabinetin e presidentes së Kosovës, Blerim Vela, përmes rrjetit social Twitter, ka thënë se institucionet e Serbisë, javët e fundit kanë bërë presion ndaj qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare.
Sipas tij, një numër i madh i qytetarëve, përshirë edhe serbët e Kosovës, janë intervistuar e arrestuar në pikat kufitare Kosovë-Serbi.
“Javët e fundit, institucionet e Serbisë (përfshirë shërbimin e saj të inteligjencës) në mënyrë sistematike kanë bërë presion ndaj qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare me Kosovën. Një numër në rritje i qytetarëve kosovarë, përfshirë serbët e Kosovës që punojnë për institucionet kosovare, janë arrestuar dhe intervistuar për disa orë në pikat kufitare Kosovë-Serbi”, ka shkruar Vela..
Vela tha se bazuar në informacionet paraprake, qëllimi i veprimeve të tilla nga institucionet e Serbisë është frikësimi dhe sigurimi i informacioneve për persona të rëndësishëm në jetën publike të Kosovës dhe institucionet e sigurisë.
Ai tha se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq duhet ta dijë se ky presion, siç tha ai, i stilit Millosheviq, do të dështojë.
“Ky presion ndaj qytetarëve të Kosovës dhe shënjestrimi i serbëve të Kosovës që punojnë në institucionet e Kosovës duhet të ndalet. Vuçiq duhet ta dijë se ky presion dhe frikësim i ‘stilit Milosheviq’ do të dështojë!”, ka shtuar ai./arbresh.info/

Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri