Mbrëmë, rreth orës 23:40 policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se në rrugën ” Ahmet Shtimja” në Shtime është një rast i dhunës në familje.
“Në lidhje me këtë policia menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet B.S, shqiptar shtetas i Gjermanisë, i moshës 48 vjeçar, i cili pas disa mosmarrëveshjeve të vazhdueshme që kishte me bashkëshorten e saj me inicialet H.S e moshës 37 vjeçare, shkakton dhunë në familje duke tentuar ti marrë me dhunë dy fëmijët e tyre”, thuhet në komunikatën për media.
Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa viktima H.S kthehet te prindërit e saj./arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...