Një person ka vdekur dhe katër të tjerë kanë mbetur të lënduar nga një vet-aksident me fatalitet që ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në kilometrin e 56 të autostradës “Ibrahim Rugova” më saktësisht në drejtimin Vermicë-Gjurgjicë.
Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.
Krasniqi tha se policia dhe njësitet e tjera kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Sot, më 19.08.2022, rreth orës 13:30, në autostradë drejtimi Vërmicë-Gjurgjicë (kilometri i 56-të), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë pësuar lëndime. Policia dhe ekipe tjera kanë dalë në vend-ngjarje”, tha Krasniqi./arbresh.info/
Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci
Mateo zbulon prapaskenat e lidhjes me Brikenën: Familjarët e...
Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dolla...
Osmani: Kosova dhe Bahamas i heqin vizat njëra-tjetrës
Ish-trajneri i Prishtinës merr drejtimin e Yllit
IKSHP tregon zonat ku nuk rekomandohet për pije