Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai kinez, Xi Jinping do të marrin pjesë në Samitin e 20 vendeve më të industrializuara të botës (G20), që do të zhvillohet në muajin nëntor në Bali të Indonezisë.
Lajmi u konfirmua nga një këshilltar i Presidentit të Indonezisë, Joko Widodo për agjencinë e lajmeve, Reuters.
“Jokowi më tha se Xi dhe Putin po planifikojnë të marrin pjesë në Bali,” u shpreh këshilltari Andi Widjajanto, i cili drejton Institutin Kombëtar të Rezistencës në Indonezi.
Zyrtarët në Indonezi janë përballur me presion nga vendet perëndimore për të tërhequr ftesën e saj drejtuar Putinit, për shkak të pushtimit rus në Ukrainë.
Indonezia ka ftuar gjithashtu presidentin ukrainas, Volodimir Zelenskin për të marrë pjesë në samitin e Balit.
Presidenti Jokowi ka kërkuar të pozicionohet si ndërmjetës me Rusisë dhe Ukrainës, ku ka patur takime me homologët e dy vendeve dhe ka bërë thirrje për përfundimin e luftës.
Bashkimi mëson kundërshtarin për kualifikimet e FIBA Europe ...
KFOR zhvillon ushtrime me armë të vërteta në Prishtinë për r...
Abdixhiku: Shoqëria ka detyrim të përhershëm zbardhjen e vra...
“Festo me zemër jo me armë”, për 6 muaj u konfis...
Kosova ndalon përkohësisht importin e derrave dhe produkteve...
BE hap grupkapitullin e fundit me Shqipërinë, Rama: Progres ...