Deputeti i Rumanisë në Parlamentin Evropian, Vlad Gheorghe tha se Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë një marrëveshje sot në Bruksel.
Deputeti përmes një shkrimi në “twitter” deklaroi se nuk mund të përballojmë një tjetër konflikt në kontinentin tonë, shkruan arbresh.info
“Nuk mund të përballojmë një tjetër konflikt në kontinentin tonë, i bëj thirrje Aleksandar Vuçiqit të bashkëpunojë me ?? & #NATO dhe të ndërpresë lidhjet me #PutinWarCriminal” shkroi Gheorghe.
Kujtojmë se, sot e enjten në Bruksel do të mbahet takimi i nivelit të lartë të dialogut Kosovës-Serbi me ndërmjetësimin e BE-së.
Zyra e informacionit e BE-së ka bërë të ditur se takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq do të fillojë në orën 10:30, me pjesëmarrjen edhe të emisarit special evropian për dialogun Miroslav Lajçak.
Takimi do të fokusohet në rrugën përpara në dialog dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit. Ai gjithashtu do të trajtojë çështjet aktuale dhe do të synojë zbutjen e tensionit aktual në terren. /arbresh.info/

Kurti merr pjesë në përurimin e tri ndërtesave sociale në Pr...
Trump viziton sot Kinën për takime me Xi Jinping
NATO dhe ushtria serbe nisin stërvitje të përbashkëta ushtar...
Reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ...
Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...