Sot rreth orës 12:45, derisa policët hetues nga Sektori Rajonal i Hetimeve, ishin me automjet civil të policisë në detyrë, në rrugën ‘’Vëllezërit Gërvalla’’ në Ferizaj kanë vërejtur një person me një armë në dorë në automjet, i cili po qarkullonte me një automjet të udhëtarëve me targa të huaja në lëvizje, të cilin menjëherë policia e kanë ndaluar .
Gjatë kontrollimit të personave dhe automjetit, tek pasagjeri me inicialet J.I i moshës 41 vjeçar i janë gjetur dhe më pas si prova materiale i janë konfiskuar: një armë zjarri (pistoletë), dy karikatorë me njëqind (100) fishekë.
“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është liruar për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘Mbajtje në pronësi , kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës’”. /arbresh.info/

Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...