E ashtuquajtur si “skuadra e sheikëve”, Newcastle United, i do me çdo kusht 2 lojtarët e skuadrës së Chelseat, Armando Brojën dhe Conor Gallagher.
Menaxheri i skuadrës angleze, dëshiron ta forcojë repartin e sulmit, ndërsa emrat e propozuar ngas ai në drejtim të krerëve të klubit janë 2 lojtarët e Chelseat
Sky Sports shkruan se Gallagher mund të jetë i disponueshëm si huazim para mbylljes së afatit kalimtar, përcjell arbresh.info.
Ndërsa për yllin e kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, thuhet se klubi anglez është duke bërë presion tek “Blutë”, i cili më herët ishte në formë huazimi tek skuadra e Southampton gjatë sezonit të kaluar.
Për Brojën, ka pasur oferta edhe më herët, ku shumë skuadra evropiane kanë shprehur interesim, mirëpo Chelsea, asnjëherë nuk ha hezituar ta shesë atë, pasiqë ende është duke llogaritur në shërbimet e tij edhe pse nuk ka pasur hapësirë të aktivizohet shumë shpesh tek skuadra e Thomas Tuchelit .
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në të ardhmen me karrierën e super lojtarit shqiptarë. /arbresh.info/
Publikohet agjenda për shënimin e Epopesë së UÇK’së, MB fton...
Kurti dhe McGurk flasin për rëndësinë e avancimit të reforma...
Lutfi Haziri: Presidenti ri kalon kah zyrat e LDK-së
Nga nëntoka e Trepçës nxirret një kristal gjigant
Prishtinë: Dogana zbulon mbi 500 mijë euro mallra të dyshuar...
30 ditë paraburgim për dy serbët e dyshuar për rastin e parc...