Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për rikthimin e reduktimeve të energjisë elektrike në vend.
Hoti përmes një shkrimi në “Facebook”, ka thënë se Qeveria Kurti për të mbuluar keqmenaxhimin, e ka hapur temën e shamive në shkolla, debat të cilin e ka quajtur si të viteve të para pas Luftës së Dytë Botërore.
“Po i përcjell me shqetësim zhvillimet e javëve të fundit. Është e papërgjegjshme të udhëhiqet vendi në këtë mënyrë. Nuk iu kemi borxh të na kthejnë me dekada prapa.
Fatkeqësisht, me reduktimet e energjisë po kthehet situata e viteve të para pas luftës çlirimtare 1998-1999. Ndërkaq, për ta mbuluar këtë keqmenaxhim po e hapin temën e shamive në shkolla, duke kthyer debatin e viteve të para pas Luftës së Dytë Botërore” shkruan Hoti. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...