Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar pas lajmit për fillimin e reduktimeve të energjisë elektrike në vend.
Sipas tij, me këtë ritëm, “me këtë paaftësi qeverisë, nuk përjashtohet situata ku çerdhet, shkollat, qëndrimet ditore nuk do të kenë me çka t’i ngrohin klasat e tyre”.
Ai shkruan se çmimet e produkteve esenciale janë rritur për 14,2%.
“Çmimet e produkteve esenciale, si ushqimi, deri sot janë rritur për 14,2%. E deri në dhjetor?Këtë dimër familjet kosovare do të duhet të zgjedhin bukë të shtrenjtë apo dru/pelet/rrymë të shtrenjtë për ngrohje… nëse do të mund të gjejnë dru/pelet/rrymë për të blerë”, shkruan ai ndër të tjera.
Reagimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Dimër mesjetar po na vjen. Qeveria rrudhë krahët… as frigoriferi i famshëm s’do të ju ketë rrymë.
Reduktimet e rrymës 6-2 në mes të gushtit. E në dimër?
Dhe peleti mbi 400 euro.
Dhe drunjtë drejt 100 euro.
E kur s’punon KEK-u s’do të ketë as ngrohje qendrore.
Çmimi i rrymës pritet të dyfishohet.
Çmimet e produkteve esenciale, si ushqimi, deri sot janë rritur për 14,2%. E deri në dhjetor?
Këtë dimër familjet kosovare do të duhet të zgjedhin bukë të shtrenjtë apo dru/pelet/rrymë të shtrenjtë për ngrohje… nëse do të mund të gjejnë dru/pelet/rrymë për të blerë.
Me këtë ritëm, me këtë paaftësi qeverisë, nuk përjashtohet situata ku çerdhet, shkollat, qëndrimet ditore nuk do të kenë me çka t’i ngrohin klasat e tyre. Do t’i detyrojnë prindërit t’i kthejnë fëmijët në shtëpi… ku as atje s’kanë ngrohje e as rrymë. Kush do t’i kryej punët e këtyre prindërve në vendet e tyre të punës… ku s’ka as ngrohje e as rrymë? /arbresh.info/
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...