Artisti me prejardhje shqiptare, Action Bronson, u bë e ditur se do të jetë pjesë e festivalit “Sunny Hill”, që do të mbahet në Tiranë.
Lajmi tashmë është konfirmuar përmes rrjeteve sociale, në një postim të ndarë nga faqja e festivalit në Instagram.
I njohur me emrin artistik, BamBaklava, këngëtari është emri i pestë i zbuluar për “Sunny Hill Tirana” pas Dafina Zeqirit, Tananai, Dren Abazit dhe Fedezit.
Festivali pritet të fillojë më 26 gusht dhe për dy netë të tjera, 27 dhe 28 gusht, do të performojnë yje të shumtë. /arbresh.info/

Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit