Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka takuar sot ish-kreun e KFOR-it Erhard Bühler me të cilin ka biseduar mbi zhvillimet politike, ekonomike dhe sigurisë në vend, si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral mes Kosovës dhe Gjermanisë në shumë sfera.
Përmes një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se Kosova ka nevojë për mbështetjen e vazhdueshme të aleatëve strategjik në rrugën e saj drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
“Kënaqësi takimi me gjeneralin Erhard Bühler që për shumë vite i shërbeu Kosovës dhe qytetarëve të saj, Mustafë Abazin kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani si dhe mikun e bashkëpunëtorin shumëvjeçar Gani Dreshaj, ish-deputet dhe zëvendësministër i jashtëm”.
“Biseduam për zhvillimet politike, ekonomike dhe të sigurisë në vend, si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral mes Kosovës dhe Gjermanisë në shumë sfera”, ka shkruar i pari i AAK-së.
Gjenerali Erhard Bühler është një oficer në pension i Ushtrisë Gjermane dhe ish-Drejtor i Përgjithshëm për Planifikimin e Ministrisë Gjermane të Mbrojtjes në Gjermani.
Ai ishte komandant i KFOR-it, nga shtatori 2010 deri në shtator 2011. /arbresh.info/
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...