Të paktën 11 persona janë vrarë të premten më 12 gusht në Cetinjë të Malit të Zi, raporton agjencia e lajmeve Beta.
Sipas mediave, pas një konflikti familjar, një burrë 34 vjeçar ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar mbi disa persona.
Jozyrtarisht mediat raportojnë për njëmbëdhjetë të vdekur dhe dhjetë të plagosur. Mes të plagosurve është edhe një polic.
Policia ka reaguar menjëherë dhe ka tentuar të neutralizojë të dyshuarin i cili nuk pranoi të dorëzohej dhe qëlloi në drejtim të punonjësve të policisë. Policia më pas qëlloi disa të shtëna dhe i dyshuari mbeti I vrarë, sipas agjencisë së lajmeve Beta.
Qyteti i Cetinjës ndodhet 36 kilometra në perëndim të Podogricës. Sipas dëshmitarëve, sulmuesi po qëllonte rastësisht mbi njerëzit që ecnin në rrugë, përfshirë fëmijët. Katër nga të plagosurit janë dërguar në spitalin e Cetinjës ndërsa dy të tjerë me plagë të rënda janë dërguar në Qendrën Klinike në Podgoricë.
Në vendngjarje ndodhet prokurori i lartë i shtetit, forcat e emergjencës dhe policia.
Për ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili me anë të një mesaazhi në rrjetin social Telegram ka shprehur keqardhjen dhe ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave.
“Ka ndodhur një tragjedi që Mali i Zi nuk e mban mend. Ftoj të gjithë qytetarët e Malit të Zi që të luten për familjet e viktimave të pafajshme, të afërmit, miqtë e tyre dhe të gjithë qytetarët e kryeqytetit historik të Cetinjës”, shkruan Abazoviq.
Administrata e policisë malazeze ende nuk e ka njoftuar zyrtarisht incidentin.
LEXO EDHE:
Tragjedi në Mal të Zi: Vrau gjithë familjen dhe pastaj doli në rrugë duke vrarë kalimtarët
Tragjedia në Malishevë, sot ditë zie dhe pezullim i mësimit ...
Ambasada gjermane fillon sot aktivitetet ‘Ditët e Gjuhës Gje...
Tetë persona të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në Indo...
Britania e Madhe dhe Franca do të kryesojnë takimin për Ngus...
Çmimet e naftës bien pas armëpushimit Izrael-Liban
27 vjet nga masakra në Poklek dhe Çikatovë