Akuzohet për dhunim, policia në Pejë kërkon bashkëpunim me qytetarët për gjetjen e tij

15:33 | 12 Gusht 2022
K.B

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

• BLEND (Asllan) ZEKAJ i lindur me 07.01.1998 në Carrabreg-Deçan.

I denuari është i kërkuar për veprën penale:

• “Dhunim nё tentativё”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Shpërndaje në rrjete sociale