Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton të gjithë përfituesit e skemës së pensioneve bazike dhe kontributive se mundësia e paraqitjes fizike në objektet e Departamentit të Pensioneve në regjionet ku jetojnë do të vazhdojë edhe në këtë fundjavë. Konkretisht, me datën 13 dhe 14 gusht (e shtunë dhe e diel), të gjitha zyrat e pensioneve në Republikën e Kosovës do të jenë të hapura dhe në shërbim të qytetarëve duke filluar nga ora 09:00 deri në orën 15:00.
Ky vendim është marrë bazuar në fluksin e madh të përfituesëve që janë lajmëruar në ditët e fundit, si dhe me qëllim që asnjë përfitues, që i plotëson kriteret ligjore, të mos privohet nga kjo e drejtë.
Andaj, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve fton të gjithë përfituesit e këtyre skemave që për shkaqe të ndryshme nuk kanë mundur ta kryejnë këtë obligim ligjor deri më 12.08.2022, të bëjnë në dy ditët në vijim./arbresh.info/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...