Mbrëmjen e djeshme është arrestuar ish-shefi i policisë në Dhërmi Sokol Bode. Ai akuzohet si pjesëtar i grupit të Habilajve.
Burime për Ora News bëjnë me dije se ai kishte ardhur vetëm 4 ditë më parë nga Anglia dhe ishte fshehur në banesen e tij në lagjen “Uznovë e Madhe” në Berat.
Gjatë operacionit policor, ai u gjet i shtrirë në divanin e shtëpisë se tij, teksa në momentin e arrestimit ka kërkuar vetëm 2 minuta kohë të ndahej me prindërit dhe të vëllanë me aftësi të kufizuara.
Në operacion morën pjesë forcat e DVP Berat dhe ato Shqiponja, i finalizuar rreth orës 21:25 të mbrëmjes së 11 gushtit.
Gjatë mësymjes së policisë në banesë nëna e të arrestuarit është ndjerë keq, ndërsa ky i fundit nuk ka bërë rezistencë, madje e ka qetësuar të ëmën duke i thënë “Qetësohu se kjo dihej”.
Ai është shoqëruar në ambjentet e DVP Berat, për veprime të tjera proçeduriale ,ndërkohë që mësohet se do të transferohet drejt Tiranës.
Sokol Bode u akuzua nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe më pas nga SPAK si i përfshirë në trafikun e drogës së bashku me grupin e Habilajve.
Në Prill 2022 ish-shefi i Policisë së Dhërmiut Bode, u dënua me 8 vite burg nga GJKKO për përfshirje në trafikun e marijuanës të kryer nga organizata kriminale e drejtuar nga vëllezërit Habilaj.
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës