Ballkani ka shënuar fitore me penallti ndaj Klaksvik si mysafir, duke kaluar në fazën e play-offit e Ligës së Evropës, ndërsa ndeshja në kohën e rregullt dhe në vazhdime ishte mbyllur 2-1 për kundërshtarët.
Ndeshja e parë e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, u mbyll me fitoren e suharekasve me rezultat 3-2, ndërsa me rezultat të përgjithshëm 4-4 përballja shkoi në vazhdime, pastaj në penallti, ku kampioni ynë ishte më i mirë se rivali.
Ballkani tani do të luajë në play-off të Ligës së Konferencës, ku do të përballet me klubin tjetër shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shkupin.
Ndeshja e parë zhvillohet këtë të enjte në Shkup, ndërsa tjetra pas një jave në Prishtinë.
Ballkani ka eliminuar nga kjo garë La Fioritan dhe Klaksvikun, ndërsa në Ligën e Kampionëve ishte mposhtur nga Zalgiris.
Nëj fitore në fazën play-off do të thoshte miliona euro në arkat e klubit të Ballkanit.
Trump: Do ta marrim Groenlandën në një mënyrë apo në një tje...
Pacolli: Drejtësia mund të vonojë, por kur vjen godet si rru...
Bashkimi dënohet pas sulmit ndaj Dardan Berishës
KRU “Prishtina”: Nis trajtimi minimal i ujit në ITU Shkabaj,...
Britania, Gjermania dhe Franca dënojnë vrasjen e protestuesv...
Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbete...