Këngëtarja e njohur, Fifi po vazhdon të jetë aktive me koncerte të shumta gjatë kësaj sezone verore.
Por, krahas kësaj këngëtarja është po ashtu duke punuar për projekte të reja muzikore dhe një të tillë ajo e ka drejt finalizimit, shkruan arbresh.info
Fifi tash e shtatë vite që jeton në Shqipëri ka një kërkesë publike për krerët e shtetit shqiptar.
Në një shkrim të publikuar në InstaStory, Fifi ka kërkuar që të pajiset me pasaportë shqiptare – kërkesë të cilën ia ka drejtuar presidentit Bajram Begaj, kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Tiranës Erion Veliaj dhe Ministres së Kulturës, Elva Margariti.

“Si një vajzë shqiptare nga Kosova që veproj e jetoj tash e shtatë vite në Shqipëri dhe dua fort të pajisjem me pasaportën shqiptare me shqiponjë… A mund të ndodhi që të bëhem nënshtetase shqiptare ndonjëherë?”, ka pyetur Fifi.
Ndërkohë, kujtojmë që aktualisht Fifi po shijon suksesin e një tjetër bashkëpunimi me reperin Gjiko. /arbresh.info/
Nis faza përfundimtare e gjykimit në Hag, Hamza: Kosova beso...
Nis faza përfundimtare e gjykimit në Hag
Osmani uron António José Seguro-n për zgjedhjen si President...
35 aksidente brenda një javë në rajonin e Ferizajt, 15 të lë...
Irani arreston politikanë të shquar reformistë, përmend “lid...
38 aksidente dhe mbi 2100 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëv...