Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar për vendimet që janë marrë gjatë ditës së sotme në mbledhjen e 92-të të qeverisë.
Kurti përmes një postimi në Facebook ka thënë se, për zbatimin e projekteve kapitale në komunat Klinë, Gjilan, Podujevë, Shtime, Istog dhe Kamenicë, kanë rialokuar 1.080.768 euro në Ministrinë e Administratës të Pushtetit Lokal.
Po ashtu Kurti ka njoftuar se kanë caktuar zonat e mbrojtura sanitare dhe masat e tyre mbrojtëse të burimit ujor nëntokësor që përdoret për pije “Puset e Konjuhit” në komunën e Lipjanit.
Postimi i plotë:
Në mbledhjen e 92-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës miratuam 17-të vendime.
Për zbatimin e projekteve kapitale në komunat Klinë, Gjilan, Obiliq, Podujevë, Shtime, Istog dhe Kamenicë, rialokuam 1.080.768 euro në Ministrinë e Administratës të Pushtetit Lokal.
Me qëllim të kthimit të ligjshmërisë, shfuqizuam 17 vendime të mëparshme për tërheqjen nga procesi i privatizimit dhe kthimin e pronave të administruara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit te komunat Prizren, Klinë, Malishevë, Skenderaj, Podujevë, Ferizaj, Kaçanik, Shtërpcë, Istog, Pejë, Graçanicë, Zveçan, Vushtrri, Mitrovicë Veriore, Ranillug dhe Kllokot.
Caktuam zonat e mbrojtura sanitare dhe masat e tyre mbrojtëse të burimit ujor nëntokësor që përdoret për pije – “Puset e Konjuhit” në Komunën e Lipjanit.
Për funksionimin e Ekipit për të Drejtat e Fëmijëve miratuam udhëzim administrativ.
Për shënimin e 25 vjetorit të vdekjes së humanistes shqiptare Nënë Terezës, Qeveria ka themeluar Këshillin organizativ për këtë përvjetor.
Emëruam bordet e drejtorëve në katër ndërmarrje publike qendrore. NP “Hekurudhat e Kosovës – Trainkos Sh.A”, KRU Hidroregjioni Jugor, Sh.A. Prizren, KRU Radoniqi-Dukagjini, Sh.A. Gjakovë dhe KRU Bifurkacioni, Sh.A. Ferizaj. Shkarkuam bordin e drejtorëve të ndërmarrjes publike “Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës – Infrakos” Sh.A. dhe emëruam bordin e përkohshëm të drejtorëve të kësaj ndërmarrje.
Ndamë 40 milionë euro për mbështetjen e ndërmarrjes publike KOSTT Sh. A. për përmbushjen e obligimeve që ka Republika e Kosovës ndaj ENTSO-E.
Ndamë 600.000 euro për mbështetjen e prodhuesve vendor.
Lidhur me zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike, miratuam plotësim ndryshime, me të cilat shuma e përgjithshme e ndarë për masën e mbështetjes së likuiditetit familjar, bëhet 7.4 milionë.
Për nënshkrimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2021 dhe Amendamentit 2 të Marrëveshjes Financiare IPA 2018 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian kërkuam nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit./arbresh.info/
Edi Rama në takim me Papa Leonin XIV, një hap i rëndësishëm ...
Miratohet Buxheti i Prishtinës
Kryetari i Fushë Kosovës pret në takim qytetarët për të dëgj...
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...