Patrullat policore kufitare (Drejtoria Rajonale Kufitare Lindje), sot më datë 09.08.2022, rreth orës 10:40, përmes rrugëve operative kanë pranuar informatë se nga territori i Serbisë, përmes rrugëve malore, është kryer kontrabandë me mallra (kafshë).
Njësitë policore reagojnë në rast dhe në fshatin Hodonovc të Kamenicës, kanë hasur në dy automjete me të cilat po barteshin kafshët. Shoferi i njërit automjet, me të vërejtur patrullën e policisë, ka devijuar rrugën dhe ka hyrë në një rrugë dytësore, duke e lënë automjetin dhe ikur arave. Në automjet kishte të ngarkuar kafshë, gjashtë dele dhe një viç.
Po ashtu është hasur edhe automjeti (furgon) i braktisur dhe në të kishte dy lopë. Pra, në dy automjetet kishte gjashtë dele, dy lopë e një viç.
Në polici, më pas janë paraqitur dy të dyshuar (drejtuesit e automjeteve), F.B., (32 vjeçar, mashkull kosovar) dhe F.B., (37 vjeçar, mashkull kosovar).
Rreth rastit janë njoftuar inspektorët e AUV-i për verifikim dhe kontroll të gjendjes së kafshëve. Rasti është u trajtuar nga hetuesit policorë të Drejtorisë Rajonale Lindje në koordinim me Prokurorinë e Shtetit./arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...