Pas kritikave të shumta për mos-realizim të projekteve kapitale, Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar siç i kanë quajtur ata “punët e mira të Qeverisë”.
Në një postim në Facebook, LVV shkruan për “një sërë veprimesh e masash” për punë dhe drejtësi në vend.
“Qeveria e Republikës së Kosovës deri në Korrik 2022 ka ndërrmarrë një sërë veprimesh e masash që përmbushim qëllimin tonë për punë dhe drejtësi”, ka shkruar LVV.
“Puna dhe drejtësia nuk janë vetëm kërkesa legjitime të qytetarëve por edhe shtylla të progresit të përgjithshëm shoqëror. Puna nuk është vetëm vendi i punës por edhe mundësia për të mësuar dhe bërë përvojën e parë në jetë. Ndaj për këtë qeveria jonë ka bërë programe. Drejtësia është ajo e ligjit por mbi të gjitha është ajo shoqërore”, shkruan partia në pushtet.
LVV thotë se “Qeveria jonë është duke u përpjekur për drejtësinë penale, atë civile por mbi të gjitha edhe me atë shoqërore ku shtresat në nevojë përkrahen”.
Me shkrimin, LVV ka publikuar disa fotografi me listat e projekteve dhe planeve të nisura nga Qeveria, të cilat thonë se “do të shtohen e dinamizohen në vjeshtën e këtij viti dhe do të planifikohen për Buxhetin e ri 2023”. /arbresh.info/
Grabitje e armatosur në Zym të Prizrenit, sulmohen dy qyteta...
Kapet sasi e madhe drunjsh në kufi me Serbinë, policia jep d...
Shtetasja serbe raporton rrejshëm sulmin ndaj vajzës së saj,...
Man City kampion i Anglisë? Pep Guardiola tregon se si mund ...
Brikena nuk arrin ta prek finalen e madhe të Big Brother Alb...
Rama uron Pashkët Ortodokse: Në këtë mëngjes të bekuar ju ur...