Sot u mbajtë ceremonia e ndarjes së tabletëve për punonjësit e shërbimeve sociale, në kuadër të projektit “Lehtësimi i ndikimit të COVID-19 në jetën e fëmijëve dhe familjeve në Ballkanin Perëndimor”.
Ky projekt, i cili zbatohet në bashkëpunim me Zyrën e BE-së dhe Zyrën e UNICEF-it në Kosovë, synon adresimin e sfidave të shkaktuara nga situata pandemike përmes ngritjes së kapaciteteve të Qendrave për Punë Sociale (QPS).
Gjatë fjalës së tij, Ministri Murati shprehu mirënjohje ndaj partnerëve të këtij projekti, duke theksuar se nisma të tilla janë të rëndësishme në ofrimin e shërbimeve për fëmijët dhe grupe të cënuara, objektiva të cilat reflektojnë edhe mbi prioritetet e Ministrisë.
Në anën tjetër, Shefi i Zyres së BE-së dhe Shefja e Zyres së UNICEF-it në Kosovë vlerësuan lartë bashkëpunimin e deritanishëm dhe mbarëvajtjen e projektit në fjalë.
Në fund të këtij takimi, u bë shpërndarja e 230 tabletëve për Qendrat për Punë Sociale në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës. Këto pajisje do të zvogëlojnë barrën administrative, duke mundësuar ofrimin e shërbimeve më të avancuara për fëmijët, ashtu që punonjësit social të jenë sa më afër nevojave të fëmijëve dhe prindërve të tyre./arbresh.info/
“Çdo Bajram shkoj në Kosovë vetëm për hir të nënës”, hoxha z...
Rudolph: Kosova dhe Gjermania ndajnë përkushtim për lirinë d...
Ministri izraelit bën thirrje për aneksimin e jugut të Liban...
Aksidenti te rruga UÇK në Prishtinë, policia jep detaje
CNN: Mijëra njerëz janë vrarë në Lindjen e Mesme që nga fill...
Faza play off e Kupës së Botës/ Kombëtarja zhvillon stërvitj...