Erling Haaland debutoi me një dygolësh në Premier League. Sulmuesi norvegjezi gjeti golat e parë në sfidën e parë të luajtur në ishull dhe i dhuroi Manchester City tre pikët e para pas suksesit 0-2 ndaj West Ham.
“Ah mu*in! Mund të kisha debutuar me tre gola, por prapë mirë”, deklaroi 22-vjeçari pas triumfit në Londër, ndërkohë që Pep Guardiola foli shkurtimisht rreth golave të bomberit norvegjez, të cilin e vlerëson shumë.
Në një prononcim për Sports UK, tekniku spanjoll i kampionëve në fuqi të Anglisë u shpreh: “Erling shënon gola që prej momentit që lindi, nuk e kuptoj pse nuk duhet të shënojë edhe me ne. Nuk jam i surprizuar nga golat e tij”.
Sfidën e radhës në kampionat Manchester City e luan më 13 gusht në “Etihad” përballë Bournemouth, aty ku Haaland do të tentojë të gjejë golat e parë në stadiumin e ri./SS/
Derbi mes Arsenalit e Liverpoolit mbyllet pa gola
PDK e prerë: Nuk ka votë për president pa marrëveshje apo di...
“Dramë” në “San Siro”, Milan shpëton nga humbja në çastet e ...
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia ës...
Alonso: Simeone e kaloi kufirin, e dëgjova se çfarë i tha Vi...
Bora pastron ajrin në Prishtinë, ja ku renditet sot kryeqyte...