Policia Kufitare e Vlorës po bllokon mjetet që shkelin rregullat në bregdet.
3 skafe janë ndaluar dje, ndërsa të tjerë po kontrollohen për lejet.
Një gomone me disa pasagjerë është parë të udhëtojë në zonë në bregdetin e Himarës.
Kjo shkelje i ka kushtuar pronarit të saj, 100 mijë lekë, shkruan euronews.al.
Gjoba është vendosur nga Policia Kufitare e Vlorës, e cila këto ditë ka shpeshtuar kontrollet, veprime këto që vijnë nga një aksident tragjik disa ditë më parë ku humbi jetën një 7-vjeçare.
Gomonia është e bllokuar tashmë, ndërsa pronari 50-vjeçar duhet të paguajë faturën.
E njëjta strukturë ka bllokuar edhe dy mjete të vegjël Jet Ski për të parë dokumentacionin me lejen e qarkullimit.
Mjetet lundruese janë ngulur në rërë këto ditë, jo vetëm në Vlorë, por edhe në plazhet e Adriatikut, për verifikime.
Por, pronarët e tyre thonë se po dalin të humbur, pasi kanë investuar për t’i përdorur ato si mjete biznesi.
Në Vlorë e në Velipojë, ata kanë protestuar dhe një pjesë e mjeteve janë zhbllokuar nga Policia.
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...