Kolonë e gjatë automjetesh dhe pritje mbi katër orë për të hyrë në Serbi në vendkalimin kufitar në Merdar janë regjistruar pasditen e sotme, kryesisht të bashkatdhetarëve që po kthehen në vendet e Evropës Perëndimore, pas pushimeve në Kosovë.
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar në raportin e orës 16:26 njofton se pritjet më të gjata në vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë janë regjistruar në pikën kufitare në Merdar.
Aty mërgimtarët po presin 200-240 minuta në dalje, ndërsa 15-20 minuta për të hyrë në Kosovë.
Ndërsa, në Muçibabë ku po pritet 30-35 për të hyrë në Kosovë, kurse te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë pritet deri në 20 minuta, në Jarinë deri në 15 minuta, në hyrje dhe dalje të Kosovës.
Në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata se 10 minuta në hyrje dhe dalje të Kosovës./arbresh.info/

Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell
Ekspertët: Ushqimet shumë të përpunuara po riformësojnë diet...
Mos e bëni këtë gabim kur i thani rrobat brenda në shtëpi
Nuk kanë fund telashet për Luvrin, rrjedhja e ujit dëmton me...