Kosova është futur në krizë energjetike, që dita ditës po bëhet e pa përballueshme për qytetarët.
Kështu deklaroi ish-ministri i Bujqësisë, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa.
Në konferencë për medie, Mustafa tha se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, vitin e kaluar kishte paralajmëruar krizën energjetike, por që sipas tij, nuk ishte marrë parasysh nga pushteti.
“Përderisa qytetarët po përjetojnë gjendjen e rëndë me norma rekorde të inflacionit të cilat nga muaji në muaj vetëm po rriten, pushteti ka zgjedhur ta luaj rolin e spektatorit”, tha Mustafa.
Mustafa u shpreh se edhe pse Qeveria e Kosovës premtoi subvencionim prej 90 milionë eurove për energjinë, sektori i energjisë është drejt bankrotit.
“Aq e rënduar është gjendja dhe aq të pakoordinuara janë veprimet e qeverisë sa që edhe ZRrE-ja është shndërruar në departament të qeverisë”, tha Mustafa.
“Tanimë që sezoni i dimrit po afron shpejt, i kërkojmë qeverisë t’i përgjigjet këtyre pyetjeve: A do të ketë mjaftueshëm energji në dimër, apo do të ketë reduktime? A do të shtrenjtohet më shumë çmimi i energjisë për qytetarët dhe për prodhuesit vendor dhe nëse po, sa? Me rastin e rritjes së pa përballueshmërisë, çka do të bëjë qeveria për qytetarin? Sa familje kosovare rrezikojnë të varfërohen nga rritja e çmimit të energjisë dhe produkteve esenciale? ”, pyeti deputeti i LDK-së.
Mustafa tha se LDK tash e disa kohë ka dhënë propozimet e saj për zbutjen e krizës energjetike.
Sipas tij, propozimet janë remonti me kohë i blloqeve të KEK-ut, sigurimi në kohë i importit të energjisë elektrike përmes kontratave afatgjata dhe me kosto të përballueshme, eliminimi i tërësishëm i TVSh-së në faturat e energjisë elektrike, eliminimi i tarifave diskriminuese, masa nxitëse si burim alternativ për ngrohje, e masa nxitëse dhe financuese për efiçiencë të energjisë./rtk
Banorët mahniten me gatimet e “Labinotit të ri”, Benita i vë...
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...