Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se edhe në të kaluarën amerikanët kanë kërkuar zbatimin e Asociacionit në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Çitaku përmes një postim në Facebook ka thënë se qëndrimi i amerikanëve ka qenë gjithëherë konsistent.
Në këtë mes, ajo ka shtuar se duhet të pritet e të shihet nëse edhe Kurti do të jetë konsistent.
Postimi i plotë:
Me një kërkim të thjeshtë në google gjeni dhjetëra deklarata nga Administrata Amerikane ku kërkohët zbatimi i Asociacionit në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Qëndrimi amerikan është konsistet. Nuk ka ndryshuar asgjë.
E tash te shohim a ka me qenë Kryeministri konsistent. /arbresh.info/
Largim i mbeturinave inerte sonte në disa lagje të Prishtinë...
OSBE në Shqipëri: Inkurajojmë dekriminalizimin e plotë të sh...
Kurti takoi Apostullin Dr. Eric Kwabena Nyamekye nga Republi...
Macron: Mosmarrëveshja për Grenlandën, thirrje strategjike p...
Nga një muaj paraburgim për tre zyrtarët e komunës së Prisht...
Prokurorja Pula: Të gjithë kandidatëve për deputet që u janë...