Përfaqësuesi i Politikë së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka konfirmuar sot se i ka ftuar në takim më 18 gusht në Bruksel, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ai në një postim në Twitter shkruan se takimi është ftuar për të diskutuar rrugën përpara ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
“Po ftoj presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti më 18 gusht në Bruksel, për të diskutuar rrugën përpara ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, shkruan Borrell,
Herën e fundit Kurti e Vuçiq janë takuar më 5 maj në një darkë joformale, me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak të cilët paraprakisht ishin takuar ndaras me kancelarin gjerman Olaf Scholz. /arbresh.info/
I am inviting President of Serbia Vucic @predsenikrs and Prime Minister of Kosovo Kurti @albinkurti on 18 August to Brussels, to discuss the way forward between Pristina and Belgrade.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) August 6, 2022
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...