Ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Haradinaj dhe Agim Çeku, janë duke qendruar për vizitë në Kroaci.
Në vazhdën e vizitave, ata sot ishin edhe në kampin ushtarak në Knin të Kroacisë, aty ku mori jetë operacioni “Oluja”, apo “Stuhia”.
Operacioni në fjalë synonte çlirimin e Kroacisë nga serbët.
“Sot në Knin të Kroacisë, aty ku para 27 viteve filloi operacioni “Oluja”. Ndjenjë e veçantë të jesh prezent bashkë me njerëzit që e mposhtën ushtrinë e Millosheviqit” shkroi Haradinaj mbi fotografitë që i postoi në Facebookun zyrtar të tij. /arbresh.info.
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve
Zyrtare: Xabi Alonso merr drejtimin e Chelseat
Zhduken katër turistë italianë në Maldive, humb jetën edhe z...
Digjen 3 automjete në Tiranë, dyshohet për zjarrvënie të qël...