Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ka quajtur si veprim të pakoordinuar vendimin për reciprocitetin në targa të automjeteve dhe karta të identitetit, teksa ka thënë se një marrëveshje e këtillë është në kuadër të Brukselit.
Çitaku këto komente i ka bërë në ‘Facebook’, teksa ka vlerësuar se ishte ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili, siç thotë ajo, “i nxori me fytyrë juve dhe vendin”.
“Vendimi për reciprocitet në targa të atutomojeteve dhe në karta të identitetit është pjesë e marrëveshjes së Brukselit. Ndërkohë, e ripërsëris, veprimi i se dieles ka qene i pakoordinuar, i paplanifikuar, i papergjegjëshëm. Aleatët tanë me kohë kanë kërkuar shtyrje të përkohshme të implementimit.
“Shefja e grupit parlamentar të VV-së e din shumë mirë si duket një veprim i koordinuar me partnerët. Kur kordinohesh dhe planifikon nuk zmbrapesesh nga huliganët dhe grupet kriminale. Kur koordinohesh shkon deri në fund e nuk ndalesh”, ka thënë ndër të tjera ajo./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit