Festivali “Sunny Hill” do të nis sot rrugëtimin e tij katër ditor në Prishtinë.
Në këtë festival do të performojnë emra të njohur me famë botëore, shkruan arbresh.info
Ndërkohë, që kanë mbetur edhe pak orë për nisjen zyrtare, faqja zyrtare e “Sunny Hill” ka zbuluar një tjetër detaje nga festivali që është një fushatë për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Me moton “Më lër të lirë”, organizatorët e festivalit kanë njoftuar se në hyrje do të ketë byzylyk që pjesëmarrësit mund të pajisen për të bërë thirrje për liberalizim.
“Sunny Hill Festival ju fton të thërrisni me zë të lartë #Setmefree për një Kosovë pa viza!. Njëmbëdhjetë vjet përmes një procesi të bllokuar integrimi, ne jemi të vetmit që nuk mund të kalojmë lirisht kufijtë pa vizë. Por ndërsa BE-ja vendos kufijtë rreth lirisë sonë, ne do të mbajmë imagjinatën tonë të gjallë për t’u lënë të lire”, shkruan në postim të “Sunny Hill Festival”.
Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa tashmë gjendet në Kosovë dhe sonte pritet të bëjë hapjen e festivalit dhe pritet që para koncertit të mbaj edhe një konferencë për media. /arbresh.info/

Lushaku: Për LDK-në, Konjufca e Mulhaxha nuk janë emra të pr...
“Diaspora, aseti ynë i veçantë”, Agim Ademi falënderon “Dard...
Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen...
Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave...
Gruda shpjegon vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Afati 30-dit...
Slot afër shkarkimit, Alonso gati të marrë ‘timonin’ e Liver...