Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka konfirmuar pjesëmarrjen në protestën e sotme në Tiranë, bashkë me demokratët.
“Do të jem në protestë. Unë dhe demokratët do të jemi në protestë si qytetarë”, ka deklaruar Berisha.
Ai i ka shprehur ngushëllime familjes Avdia, derisa ka shtuar se ngjarja ka tronditur thellë çdo shqiptarë.
“Ngjarja ka tronditur thellë çdo shqiptarë. Si krim i shëmtuar duhet të ishte një individ si ai që e preu se kurr nuk mund të ndodhte një akt i tillë. U krye nga një njeri i qeverisë, me një mjet monstruoz krimi, siç ishte skafi, afër rërës, në prani të qindra pushuesve tjerë aty. Krimi është një dëshmi e një shteti të mbushur me të tillë, s’është rasti për t’i numëruar me radhë. Nuk është rastësi”, ka thënë Berisha.
Pasditen e sotme shoqëria civile do të zhvillojë një protestë para Ministrisë së Brendshme, ku do të kërkohet dorëheqja e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nanos dhe ministres Kumbaro.
Protesta që pritet të mbahet në orën 19:00, nën mototn “Nuk e vrau varka, por shteti”, vjen pas tragjedisë së ndodhur në plazhin e Potamit në Himarë, ku një vogëlushe 7-vjeçare, Jonada Avdia, u aksidentua për vdekje nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase./arbresh.info/
Liverpool merr një ‘goditje’ para ndeshjes me Ga...
Kushtetuesja vendos masë të përkohshme ndaj dekretit të Osma...
Tre persona dënohen me burgim efektiv për vjedhje të rëndë
Tebas kundërshton Xavin për rikthimin e Messit te Barcelona:...
Baton Zabërgja i jashtëzakonshëm, realizon gol në ndeshjen e...
I dënuar me 9 vite burg nga GJKKO për pjesëmarrje në grup kr...