Ish-deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fatmir Xhelili dhe Nait Hasani, kanë vizituar sot ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë.
Ata gjatë kësaj vizite janë takuar me ish-presidentin Hashim Thaçi, ish- kryeparlamentarët, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, ish krerëve të OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, si dhe Pjetër Shala, shkruan arbresh.info.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ish-deputeti i PDK-së, Fatmir Xhelili.
“Përshëndetje nga Haga! Në vizitë te bashkëluftëtarët tanë, Hashimi, Kadriu, Jakupi, Rexha, Nasimi, Hysniu dhe Pjetri! Të gjithë janë me shëndet të mirë dhe me disponim pozitiv! Përshëndetje nga ata për të gjithë ju, të nderuar!”, shkruan Xhelili./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...