Reperi nga Shqipëria, Stresi pas tensioneve në veri është shprehur i gatshëm që në rast se do të ndodh luftë mes Kosovës dhe Serbisë, do të luftojë për Kosovën.
Pas kësaj deklarate ka pasur reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët nuk e besonin që ai do të bëj një veprim të tillë.
Por, Stresi ka zbuluar se ka diçka të veçantë që e lidh me Kosovën, i cili ka treguar se nëna e tij është me prejardhje nga Kosova, nga komuna e Istogut.
Ai shtoi se vjen nga një familje luftëtaresh me breza dhe se nëse ndodh luftë në Kosovë, emri i tij do të jetë i pari në listë.
“Shoh shumë komente lloj lloj njërzish, disa nuk e din që nëna ime e shtrenjt është prej Istogu e dajt aty i kom, un vi prej familje luftetarësh me breza, Ishalla ska luftë por emri im do jetë i pari në listë për Kosovën tonë”, shkroi ai. /arbresh.info/

Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...