Ngritja e edukimit cilësor ishte tema e takimit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me presidentin e R.I.T Kosova të Universitetit Amerikan në Kosovë, Kamal Shahrabi.
Në takim u theksua se arsimi renditet lart në prioritetet e qeverisë, si burim i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social të Kosovës.
U bisedua për mundësitë e bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe R.I.T. Kosova (AUK) me projekte konkrete për zhvillimin e vendit, nëpërmjet zhvillimit të një shoqërie të edukuar mirë. /arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...