Policia e Kosovës bën të ditur se pesë meshkuj dhe një femër janë lënduar në tri sulme të ndara në Zveçan dhe Leposaviq, pasditen e së dielës.
Persona të panjohur i kanë shkaktuar dëme edhe veturave të tyre.
Nga sot, ka filluar zbatimi i reciprocitetit në targa dhe dokumente personale me Serbinë.
Një ditë më parë serbët e veriut bllokuan rrugët që dërgojnë drejt Jarinjes dhe Bërnjakut.
RAPORTI:
Fsh. Zerovnicë, Zveçan 31.07.2022-. Më 31.07.2022 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur i kanë dëmtuar veturën e tij. Rasti në procedurë hetimore.
Leshak, Leposaviq 31.07.2022-17:20. Tre viktimat , dy meshkuj dhe një femër kosovar/e, kanë raportuar se derisa kanë qenë duke lëvizur me veturën me targa të huaja në drejtim të kufirit Kosovë-Serbi, janë sulmuar nga persona të dyshuar të cilët kishin vendosur barrikada. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime.
Jarinjë 31.07.2022-15:30.Tre viktimat meshkuj kosovarë, kanë raportuar se derisa kanë qenë duke lëvizur me kamion me targa vendore në drejtim të kufirit Kosovë-Serbi, janë ndaluar nga persona të armatosur me ç ‘rast janë sulmuar edhe fizikisht. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime./arbresh.info/
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...