Varrosen çifti nga Malisheva që ndërruan jetë nga aksidenti tragjik në Podujevë

19:57 | 30 Korrik 2022
K.B

Çifti mërgimtar, Shemsedin dhe Mervete Sopaj, janë varrosur në Malishevë, pasi vdiqën si rezultat i një aksidenti në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Çifti Sopaj po ktheheshin në vendlindje nga Sllovenia kur ndodhi aksidenti tragjik.

Ata ishin bashkë me dy fëmijët e tyre të cilët kanë shpëtuar, dhe aktualisht po trajtohen në spital, njëri në Ortopedi e tjetri në Neurokirurgji.

Shoferi i autobusit me të cilin është përplasur makina është arrestuar dhe është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit për 30 ditë. /arbresh.info/