Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka folur edhe rreth deklaratës së shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, se disa deputetë nga koalicioni qeverisës do të kalojnë në LDK.
Peci i mohoi të gjitha pretendimet e Gashit, derisa njoftoi se sot ka pasur një takim për këtë çështje dhe sipas tij është konfirmuar që nuk qëndrojnë fjalët e Gashit.
Deklaratat e Gashit, Peci i cilësoi si “veprim opozitar”.
Qëndrojmë prapa partneritetit me Vetëvendosjen… Po flas në emër të Guxo, kjo çështje nuk është adresuar asnjëherë, partneriteti dhe koalicioni është stabil… Nuk ka asgjë të vërtetë, është pjesë e taktikës opozitare”, tha Peci në T7.
Përveç Gashit, se do të ketë largim të deputetëve nga VV, ka thënë edhe Bekim Haxhiu i PDK-së. Ai tha se katër deputetë do t’i largohen Vetëvendosjes.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...