Policia Rajonale e Gjilanit ka zhvilluar aksionin e radhës, ku ka gjobitur 1288 veta për kundërvajtje të ndryshme, thuhet në një komunikatë për medie.
Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore të DRP Gjilan gjatë periudhës kohore 22.07.2022 – 28.07.2022 kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna.
Në këte aksion janë shqiptuar njëmijë e dyqind e tetëdhjetë e tetë (1288) gjoba për kundërvajtje të ndryshme, thuhet në një komunikatë për medie, transmeton arbresh.info.
Gjobat janë dhënë për mos respektim të shpejtësisë, tejkalim në vijë të plotë, drejtimi nën ndikimin e alkoolit, drejtimi i mjetit pa patentë shofer, mos mbajtja e distancës, gjendja jo e rregullt teknike e automjetit, skadimi i afatit të regjistrimit, përdorimi i telefonave mobil, xhamat e errët, mos brezit të sigurisë.
Sipas kësaj komunikate, gjatë kësaj jave nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor (NJRKRr) dhe Stacionet Policore në vazhdën e implementim i Planeve Operative ‘Sezoni Veror’’ dhe ‘Siguria në trafikun rrugor’ janë ndërmarr aktivitete:
Ndryshe, drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat, e qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001.
Policia siguron që të dhënat e raportuesve do të ruhen me konfidencialitet të plotë./arbresh.info/

Dy persona ndalohen për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq
Vajza 7-vjeçare goditet nga vetura në Surkish të Podujevës, ...
Prishtinë: Tre të mitur kapen në flagrancë duke tentuar të v...
Rama ndan pamje nga kantieri “Dua të luaj” në Elbasan: Një h...
Igli Tare vihet pas yllit të Atletico Madridit për ta përfor...
“Kam përfunduar 8 luftëra”, Trump: Po i afrohemi një zgjidhj...