Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth aksidentit që u shkaktua sot në Gjilan si pasojë e erërave të forta, ku një vinç ra mbi një veturë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani tha për arbresh.info se në veturë ishin tre persona në momentin e rënies së vinçit.
Sipas tij rreth orës 19:15 në qytetin e Gjilanit ka pasur Erëra të forta dhe shi, ku nga erërat e forta kanë pësuar lëndime në njerëz dhe dëme materiale të konsiderueshme.
“Në rrugën “Lufta e Gjilanit 44”, ka rënë një krane (Vinç) mbi një veturë . Vetura e cila ka qenë në lëvizje e tipit Mercedes, Pikap, me tabela vendore, në veturë kanë qenë tre persona, Shqiptarë/Kosovarë, ku sipas mjekut gjendja e tyre është stabile, në qendër të qytetit kemi edhe një person të lënduar, Shqiptarë/Kosovarë, gjendja është stabile, të gjithë të lënduarit janë duke u trajtuar në Emergjencë-Gjilan”, tha Hashani.
Hashani pohon se në teren janë angazhuar të gjitha njësitet emergjente, policia, zjarrfikëset, ndihma e shpejt dhe njësitet e KEDS-it, për moment gjendja është stabile, vërshime deri në këto momente nuk kemi të raportuar dhe të gjitha rrugët janë të qarkullueshme./arbresh.info/
LEXO EDHE
Era e fortë rrëzon vinçin mbi një veturë në Gjilan – Arbresh.info
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...