Kuvendi i Republikës së Kosovës ka ratifikuar me 89 vota pro marrëveshjen e partneritetit për kornizën financiare me Komision Evropian për marrëveshjet për zbatimin e ndihmës financiare të unionit për Kosovën në kuadër të instrumentit të para-anëtarësimit (IPA III).
Kësaj marrëveshje i dhanë përkrahje gjitha grupet parlamentare.
Ndërsa, zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi tha se qëllimi i saj është që të krijohet baza ligjore që Kosova të përfitojë nga fondet e Bashkimit Evropian.
“Qëllimi i kësaj marrëveshje është që të krijojmë bazën e nevojshme ligjore që Kosova të përfitojë nga fondet e Bashkimit Evropian të ofruara në kuadër të instrumentit të para anëtarësimit, apo fondet IPA III, për programet vjetore IPA 2021-2027. Ku do të specifikojmë pastaj projektet, sektorët, fondet dhe modalitetet e zbatimit për secilin prej tyre. Kjo hapë rrugën për të lidhur marrëveshje të tjera për të përfituar nga fondet e BE-së”, tha ai./arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?