Kriza energjetike që po kalon Shqipëria duket se e ka detyruar Kryeministrin Rama që të bëjë ndryshime në kabinetin qeveritar.
Teksa e ka cilësuar atë si sfidën më kolosale të kësaj periudhe, Rama ia ka besuar numrin dy në qeveri ministres për Energjinë dhe Infrastrukturën, Belinda Balluku, duke shkarkuar nga kjo detyrë zv/kryeministrin dhe ministrin e Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.
Në kuadër të procesit të integrimit dhe negociatave me Bashkimin Europian, kryeministri Rama ka emëruar kryenegociatore Majlinda Dhukën, në vend të Zef Mazit, Dhuka po ashtu është emëruar Ministre Shteti pranë kryeministrit.
Këto ndryshime në kabinetin qeveritar ditën e djeshme nga Kryeminstri Edi Rama, janë dekretuar së fundmi nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj.
Njoftimi i Institucionit të Presidentit:
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pas administrimit të propozimeve të Kryeministrit dhe shqyrtimit të tyre, ka dekretuar shkarkimin e z. Arben Ahmetaj nga detyra si Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave.
Presidenti i Republikës, ka pranuar propozimin duke dekretuar emërimin e zonjës Majlinda Dhuka si ministër Shteti dhe Kryenegociatore, si dhe emërimin e zonjës Belinda Balluku edhe në detyrën e Zëvendëskryeministres, përpos detyrës që mban të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë./tvklan.al
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...
Prishtina feston Ditën Botërore të Librit për Fëmijë me akti...
Irani: Ngushtica e Hormuzit e hapur vetëm për anijet që nuk ...
I akuzuari për vrasjen në Hajvali: Vrasjen e kreu vëllai im ...
Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA
Skemë mashtrimi në Everest/ 11 të arrestuar, dyshohet se hel...