“Çka po ndodh me Fondin e Sigurisë”

16:44 | 25 Korrik 2022
A Z

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, pyet se çka ka ndodhur me Fondin e Sigurisë, të themeluar nga Qeveria.

“Nime çka po ndodhe me “FONDIN E SIGURISE” ? A mundet najkush me na tregu najsen?”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Ndryshe, para disa muajve, pas nisjes së luftës në Ukrainë, Qeveria e Albin Kurtit themeloi Fondin e Sigurisë, në të cilin u ftuan qytetarët që të kontribuojnë, por shuma e parave të mbledhura në atë fond është vendosur të mbahet sekret./arbresh.info/