Java e fundit e korrikut ka nisur me lirimin e hapësirës pranë tregut të gjelbër.
Inspekcioni Komunal ka larguar shitësit nga rrugët dhe ka organizuar pastrimin e hapësirës nga mbeturinat e grumbulluara, shkruan arbresh.info
Kjo u bë e ditur përmes një postimi në “Facebook” nga Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës.
Postimi i plotë:
Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës ka larguar të gjithë shitësit nga rrugët në afërsi të Tregut të gjelbër dhe njëkohësisht ka organizuar pastrimin e këtyre rrugëve nga mbeturinat e shumta të grumbulluara aty ndër vite.
Falenderojmë të gjithë shitësit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar gjatë këtij aksioni i cili ka për qëllim transformimin e Prishtinës! /arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...