Ish presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e ka nisur ditën duke kujtuar 2 marsin.
Në mesazhin e tij krahas fotos me ambasadorin Agim Nesho, Meta në një postim në “Facebook” shkruan se është koha për veprim.
“I lumtur ta nisja këtë ditë të re me Ambasadorin, Agim Nesho. Kujtuam 2 Marsin dhe ramë dakord se është Koha për Veprim. Një ditë e re, një rruge e re”, shkruan Meta.
Meta ka bërë me dije se me mbylljen e mandatit 5 vjeçar në presidencë do t’i rikthehet politikës aktive. Pikërisht sot, një ditë pasi Meta i dorëzoi stafetën Bajram Begajt, LSI mban Konventën Kombëtare. Funksionarët e partisë janë shprehur se rikthimi i Metës është i nevojshëm për vetë LSI-në, por edhe opozitën.
Kujtojmë se sot në orën 19:00 do t’u drejtohet anëtarëve të LSI, në punime e Konventës së Partisë që vetë ka rithemeluar. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...