Sektori i bizneseve të vogla e të mëdha i ka borxh mbi 7 milionë euro (mbi 5 milionë euro bizneset e vogla dhe mbi 2 milionë euro bizneset e mëdha), kompanisë së ujësjellësit KRU “Prishtina”.
Si rrjedhojë e kësaj, kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina”, nga sot do të nis shkyçjen nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit të gjitha këto biznese që nuk kanë paguar faturat e ujit.
“Masa e shkyçjes dhe më vonë ri-kyçjes do të shoqërohet edhe me shpenzime shtesë të cilat rrjedhin nga tarifat e parapara nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit dhe Urdhëresës Tarifore të Shërbimeve”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.
Më tej kompania e ujësjellësit thotë se do të ngris edhe kallëzime penale për të gjithë ata që bëjnë kyçje të paautorizuar.
“Në rast të ndonjë ndërhyrje të paautorizuar në rrjetin e ujësjellësit / pas aplikimit të shkyçjes, KRU “Prishtina ” do të iniciojë kallëzime penale për secilin konsumatorë të kategorisë së bizneseve në rast se ndërmarrin veprime të tilla të paligjshme”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...