Dje pasdite policia në Mitrovicë ka pranuar një informatë për raste të zjarreve në tri lokacione të ndryshme.
Siç njofton policia, në fshatin Cernushë zjarri ishte i përmasave shumë të mëdha dhe kishte përfshirë sipërfaqe të mëdha të pyjeve e paoshtu i ishte afruar shtëpive të banuara, me ç’rast janë evakuuar disa familje për sigurinë e tyre.
“Për ta lokalizuar zjarrin, janë ftuar në asistim edhe njësi të FSK-së dhe KFOR-it të cilët kanë ofruar asistimin e tyre si me personel poashtu edhe me pajisje. KFOR-i ka ofruar asistimin me helikopter për shuarjen e zjarreve.
Falë përkrahjes së ofruar nga KFOR-i dhe FSK-së, nuk kemi zjarre aktive në asnjë zonë të Mitrovicës dhe gjatë tërë natës pjesëtarë të FSK-së kanë qëndruar afër vatrave të zjarrit derisa ato janë shuar plotësisht”, thuhet në njoftimin e policisë.
1 muaj paraburgim për djalin që dyshohet se goditi me sëpatë...
Tentohet të vidhet Posta Shqiptare në Shkodër
Guardiola: Haaland është sulmuesi më i mirë në botë
Tragjedi në kantonin e Argau, 18-vjeçari ngjitet mbi tren, v...
Prezantohet raporti vjetor i Policisë Rajonale në Gjilan: Rë...
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenl...