Klisman Preçi humbi jetën ditën e sotme, pas një atentati me armë në Milot, ku ka mbetur i plagosur dhe Ylli Brahimi.
Ashtu si ky i fundit, edhe Preçi është një emër i njohur për policinë, ndërsa edhe ai ka qenë pre en jë atentati pak kohë më parë, ku ndryshe nga sot mbijetoi.

Klisman Preçi, ishte në makinën tip “ML” më 14 maj të këtij viti, kur në autostradën Lezhë Milot, në dalje të Lezhës iu bë atentat. Preçi ishte në makinë me kushëririn Blerim Preçi, i cili dyshohet se ishte shënjestra e atentatit.
Gjatë kësaj ngjarje ka qenë shoferi 28-vjeçar, Blerim Preçi, i cili në gjendje shoku ka telefonuar policinë dhe i ka njoftuar se mbi mjetin e tij është qëlluar me breshëri plumbash. Ende sot nuk është zbuluar se kush ishte autori i ngjarjes./gsh/
Presidentja Osmani takohet me Ministrin e Jashtëm të Vanuatu...
Sa miliona mund t’i kursejë Juventusi, nëse Motta rikthehet ...
Bisedimet ShBA – Iran mbyllen pa marrëveshje, palët shprehin...
Nisin hetimet për manipulime të votave në Ferizaj, Shtime dh...
Kërkohet paraburgim për 22 kryesues në Gjakovë, dyshohen për...
Rama i lumtur për miratimin e buxhetit: Imazh si funksionon ...